Rrugorja aksion kundër parkimeve të gabuara në Tiranë, gjoba 1350 mjeteve

Rrugorja aksion kundër parkimeve të gabuara në Tiranë, gjoba

Makina luksoze mbi trotuar, qëndrim mbi viza të bardha dhe bllokim korsish të dedikuara janë disa nga shkeljet e konstatuar nga policia rrugore, për të cilat janë ndëshkuar 1350 shoferë. Rastet në fjalë janë konstatuar në tiranë gjatë kontrolleve vetëm në 3 ditë. Ndërkohë pavarësisht gjobave të policisë rrugore, numri i lartë i aksidenteve vijon të jetë i lartë në rrugët e vendit.

Makina luksoze të parkuara mbi trotuar, qëndrim në vizat e bardha, apo në korsinë e dedikuar për biçikletat, janë disa nga shkeljet që ka konstatuar policia rrugore në kryeqytet.

Në vetëm 3 ditët e fundit janë konstatuar 1350 raste shkeljesh, të cilët janë gjobitur nga policia për pushim dhe qëndrim në vende të gabuara.

Sipas policisë këta raste të evidentuara janë burim i shtuar për aksidente me pasoja për jetën e qytetarëve. Por pavarësisht gjobave në rritje të vendosura nga policia rrugore numri i aksidenteve vijon të jetë i lartë, ku shkak janë shkeljet e ndryshme nga drejtuesit e mjeteve por jo vetëm.

I gjithë sezoni turistik por sidomos gjysma e parë e gushtit është karakterizuar nga një bilanc tragjik aksidentesh, ku në dy javët e para të muajit janë 259 përplasje, ku 328 u shënuan gjatë korrikut.

Janë rreth 2.300 aksidente që nga 1 janari sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore e cila për herë të parë këtë vit merr të dhëna në kohë reale për aksidentet në të gjithë vendin.

Ky bilanc i frikshëm ka lënë pas rreth 80 viktima që prej fillimit të vitit.

Shpejtësia, parakalimet e gabuara dhe përdorimi i celularit janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, krahas shtimit të fluksit të lëvizjes në rrugë.

Për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë gjobitur mbi 1000 shoferë, ndërsa gjatë muajit korrik janë ndëshkuar 2210 shoferë.

Ndërkohë sipas policisë rrugore janë konstatuar edhe shkelje të tjera të kodit rrugor. Për shkak të numrit të lartë të këtyre rasteve Policia paralajmëron se do ketë verifikime të vazhdueshme me forma kontrolli nga më efikaset, përfshi edhe agjentët me makina civile.

EMISIONET