Rruga që “vështirëson” pushimet, aksi Vlorë-Llogara në gjendje të mjerueshme

Rruga që “vështirëson” pushimet, aksi

Problematikat në rrugën e Llogarasë ndër vite kanë shoqëruar turistëve që kanë zgjedhur jugun e vendit për pushime. Në disa pika ajo ka pësuar rrëshqitje, duke shkaktuar bllokime dhe trafik. Së fundmi atje po bëhet gati një ndërhyrje, por që sipas udhëtarëve është e vonuar dhe e gabuar në kohë.

Rruga e Llogarasë ka fluksin më të lartë të qarkullimit të mjeteve gjate sezonit turistik që ka nisur.

Përmes saj kalon pjesa më e madhe e mjeteve që udhëtojnë drejt Jugut të vendit.

Por gjendja e këtij aksi është e mjerueshme.

Në disa pjesë, traseja ka rrëshqitje dhe dëmtime, duke e pamundësuar lëvizjen në të dy kahet.

Gjatë ditëve me lëvizje të shtuara kjo sjell edhe bllokime dhe trafik të rënduar.

Për të ndryshuar këtë gjendje, duket se po bëhet gati një ndërhyrje.

Por për të udhëtarët ajo është e vonuar dhe e gabuar në kohën kur sezoni dhe fluksi i lëvizjes ka nisur.

"Ka qenë e amortizuar pjesë pjesë. Ne jemi në fillim të sezonit dhe nuk është ky momenti, por shpresojmë ti kryejnë sa më shpejt dhe me cilësi"

Rruga e Llogarasë të çon drejt Orikumit, Dhërmiut, Jalës,  Himarës dhe Sarandës, disa prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët shqiptarë e të huaj gjate sezonit turistik!

EMISIONET