Koreja e Veriut është padyshim kombi më i fshehtë në botë.

Shteti komunist ndan një kufi të gjatë me Kinën në pjesën e saj veriore dhe gjithashtu edhe me Korenë e Jugut. Por kufiri i tretë dhe deri më tani më i shkurtër është një shtrirje toke prej 11 kilometrash që e ndan atë me Rusinë.

Ndryshe nga kufiri kinez, Rusia ka lejuar hyrjen në makinat e kamerave të Google, të cilat mund të afrohen shumë pranë Urës "Druzhny" si dhe hekurudhës që lidh dy vendet.

Shumica e refugjatëve të Koresë së Veriut përpiqen të arratisen në Kinë nëpërmjet këtij uji të cekët dhe të ngushtë, sipas Financial Times.

Në distancën e kësaj foto është gjithashtu kulla e gjatë me një çati me shumë shtresa me buzë të rrafshta - një stil arkitekture e zakonshme në Kinën e lashtë, Kore dhe Japoninë. Në të majtën është një ndërtesë më e shkurtër, e cila duket si një kullë kontrolli.

/Ora News.tv/