Rruga kombëtare Berat-Skrapar po shkon drejt degradimit të plotë të mungesë të investimeve nga Ministria e Infrastrukturës. Aksi që u shërben disa mijëra banorve është kthyer një një burim aksidentesh.

Prej vitesh është e shkatërruar dhe është bërë burim aksidentesh.

Problematikat nisin që në kilometratat e para të rrugës që u shërben mijëra banorëve të tre bashkive.

Gropat nga dëmtimet dhe rrëshqitjet e asfaltit shkaktojnë aksidente.

Banorë e drejtues mjetesh thonë se në disa pjesë të saj aksi është gati i pakalueshëm dhe kërkojnë ndërhyrje.

Por Ministrja e Infrastrukturës, që kur në krye të saj ka ardhur Belinda Balluku ka bllokuar çdo investim të ri, duke i lënë udhëtarët në mëshirë të fatit.

Situatë e ngjashme është edhe në akse të tjera kombëtare të lëna në harrese, por edhe rrugët e reja që qeveria priste të përfundonte këtë vit janë vënë në pikëpytje për shkak të problematikave të hasura.

/Ora News.tv/