Ajo është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe pop-rock.

Por Orgesa Zaimi veç këngës ka krjuar dhe stilin e saj të veshjes lehtësisht të identifikueshëm, ku e karakterizojnë jakat e mbyllura të fustaneve apo bluze dhe askesori që nuk mungon asnjëherë është  papjoni apo fjongoja në qafë.

E ftuar këtë të premte në"BOOM", ajo tha se ndodh që të tundohet nga tendencat e reja dhe pse jo edhe të provojë diçka që nuk është në stilin e saj.

Por duke qenë se gjithmonë mbulohet, kur ndihet seksi Orgesa?

"Në plazh" thotë ajo dhe qesh.

E pyetur se çfarë fjale e të bën të ndihet seksi, ajo ka këtë koment:

"Të jesh artiste është dhe seksi sot. Fjala artist ka shkuar aty… Aurela kohët e fundit është bërë shumë seksi se ka ardhur në formë".

Mund t'u duket e çuditshme por këngëtarja zbuloi se këndon edhe në dasma.

"Bëj punën time në netët live.Këndoj edhe nëpër dasma.Më kanë kërkluar dhe nëpër dasma, kam bërë dasma moderne, kanë ardhur çifti psh burri është nga Franca dhe gruaja nga Fieri, unë këndoj aty. Nuk janë të gjithë dasmat siç është krijuar ideja.Ka shumë dasma alternative".

Orgesa zbuloi se do të jetë pjesë e Këngës Magjike të këtij viti, ku pritet të vijë e transformuar jo sa i takon zhanrit muzikor por edhe veshjes.

E pyetur se me cilin këngëtar mashkull në tregun muzikor shqiptar do të dëshironte një bashkëpunim, Orgesa Zaimi nuk mendohet për të thënë një emër:

"Më pëlqen shumë Aleksandër Gjoka."

/Ora News.tv/