Monodrama “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit u shfaq edhe për publikun e qytetit të Kukesit. Aktori Arben Derhemi mes emocioneve shprehet se kjo monodrame erdhi për publikun e Kukësit si një vlerësim për ta, për faktin se shumë prej familjeve të këtij qyteti e kanë përjetuar dramën e periudhës së diktaturës komuniste.

Derhemi: Kukësi është një qytet që ka një histori që ka një ngjashmëri me këtë që At Zef Pllumbi ka shkruar dhe nga kjo zonë ka shumë njerëz që e kanë përjetuar këtë plagën tonë të shqiptarëve.

Edhe pse me një skenografi modeste, kjo shfaqje la mbresa të forta për publikun. Në Kukës monodrama mbyll udhëtimin e këtij viti, duke i përcjellë artdashësve mesazhet e forta qe autori nuk nguroi t’i tregonte në këtë vepër, si vujtje që përjetoi në burgjet e komunizmit.

/Ora News.tv/