Protesta e mijërave studentëve përpara Ministrisë së Arsimit ka shkaktuar jehonë të gjerë edhe në rrjetet sociale. Facebook-u ishte i mbushur plot me komente në mbështete të tyre.

Gazetari Basir Çollaku shkruan se "studentët i ka pajisur Zoti me diplomë hyjnore, për te bërë ndryshime të mëdha.."

Gazetarja Sonila Meço shkruan se "protesta e studentëve është një valvul shfryrjeje pakënaqësie reale, por e vetëm një fragmenti të shoqërisë. Po të lexohet raporti i KLSH-së sot në protestë duhet të jenë të gjithë taksapaguesit e këtij vendi, madje edhe fëmijët e palindur, me borxhet, kusuret e padrejtësitë e faktuara të qeverisjes".

Pedagogu i njohur Erion Kristo shkruan në Facebook se "Mbeshtes fuqimisht Levizjen Studentore te Dhjetorit. Rini ke ngjallur shpresa. Kerkoni me shume se sa nje tarife. Nuk mund te harxhohet energjia rinore per nje banalitet ligjor. Kerkoni garanci per te ardhmen tuaj. Kerkoni drejtesi. Kerkoni pergjegjshmeri".

Deputeti i PD-së, Oerd Bylybashi, thotë se "Çdo brez ka dhjetorin e tij. Ky qoftë dhjetori i dyte i studenteve, meqe i pari nuk mjaftoi qe ky vend te behet si gjithë Europa".

Gazetari Andi Bejtja shkon më tej kur shkruan: "Kam respekt per cdo lloj qeni te cfaredo lloj race te jete, dhe kjo qe do them e di qe nuk eshte humane dhe nuk ka te bej me botkuptimin tim po fatkeqesisht nuk gjej menyre tjeter per ta shprehur me mire; ke frike me hap Facebook se eshte bere Kryeministri si qente e lagjes: kush kalo i gju me shqelm...Si u shkri gjithe ajo keshtjelle propagande sa hap e mbyll syte..."

Gazetari Bledian Koka shkruan: "In my heart... Ne nje vit te begate protestash, nga banoret e Verrise kunder inceneraorit, tek femijet Bradasheshit per shkollen e tyre, banoret e ASTIR-it per banesat e tyre, e sot studentet per tarifat gjakpirese te universiteteve, qendresa per Teatrin Kombetar eshte ajo qe me eshte me teper perzemer...
p.s...sepse Une Jam Teatri "

/Ora News.tv/