Paketa fiskale, 400 mln lekë më pak

Paketa fiskale, 400 mln lekë më pak

Rritja e pragut për tatim-fitimin nga 8 në 14 mln lekë në vit do të ketë një efekt financiar prej 400 mln lekësh në buxhet.

Drejtori i politikave fiskale në ministrinë e Financave sqaron se kjo do kompensohet nga rritja e nivelit të deklarimit nga bizneset ndërsa nuk kanë një përllogaritje për efektet që do kenë në buxhet lehtësirat fiskale që do të bëhen për agroturizmin, shoqëritë bujqësore si dhe për sektorin energjetik.

Niko Lera: "Kemi një efekt vjetor, nisur nga të dhënat e viteve 2017- 2016, rreth 400 milionë lekë ulje të të ardhurave. Sepse nuk do të paguajnë më 15 % por 5 %. Por ky efekt negativ do të kompensohet nga rritja e vetëdeklarimit të bizneseve që tashmë deklarojnë xhiro nga 5- 8 milionë lekë"

 Propozimet e qeverisë pritet të kalojnë të mërkurën ndërsa ende nuk janë marë në shqyrtim kërkesat e biznesit të cilat do të lihen për në një fazë të dytë.

Niko Lera: "Teknikisht nuk mund të realizohen që të hyjnë në fuqi menjëherë. Kjo për shumë arsye. Ndërkohë ministria e Financave është në një proces intensiv të marrjes së vendimeve nga grupet e interesuara të biznesit."

Rritja e pragut të tatim-fitimit do të sjellë automatikisht ulje të pagesës për 10,850 biznese ndërsa i është kërkuar të gjitha biznesve që të vijojnë të dorëzojnë zyrtarisht propozimet për paketën fiskale.

EMISIONET