Kryetari i ZGJIDHJE-s Koço Kokëdhima tha se plani për rritjen e çmimit të ujit është një plan hajdutësh. Në “Ekopolitikë” ai i bëri thirrje popullit që ta refuzojnë dhe kundërshtojnë.

Kokëdhima: Të gjitha duhet të paguajnë faturat dhe të zbatojnë ligjin, pro kjo nuk do të thotë se duhet të përligjin këtë hajdutëri. Ne kemi ftuar popullin që të kundërshtojë, të rezistojë. Këtu kemi një plan hajdutësh që ta vjedhin këtë popull në nevojë ekstreme. I rrisin 40 e ca për qind çmimet klientëve fundorë, banorëve të thjeshtë dhe i ulin çmimet të gjithë bizneseve. Nga 1200 – 2000 lekë ishte m3 i ujit për biznesin, tani ka zbritur nga 900-1700 lekë.    

/Ora News.tv/