Rritet numri i vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit

Rritet numri i vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit shkakton më shumë se 500.000 vdekje të parakohshme në Evropë çdo vit, njoftoi Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Në raport thuhet se niveli i ndotje po përmirësohet ngadalë në vendet e BE, por mbetën shumë më të larta se standardet e BE dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndotja e ajrit është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në 41 shtete evropiane dhe mbetet shumë i lartë, tha EEA.

Gjetjet bazohen në të dhënat e vitit 2015 në më shumë se 2.500 vende.

"Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për të adresuar shkaqet,"-tha kreu i agjencisë, Hans Bruyninckx.

 Raporti i cilësisë së ajrit, vjen disa javë pasi një mbikëqyrës i BE tha se shumica e 28 shteteve të anëtare të saj nuk arritën të përmbushnin objektivat e bllokut për rritjen e cilësisë së ajrit

EMISIONET