Besimi për situatën ekonomike në vend ëshët përmirësuar ndjeshëm në tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit të botuar nga Banka e Shqipërisë  përgjatë periudhës janar-mars pritshmëritë për ecurinë ekonomike janë përmirësuar të ndikuara drejpërdrejt nga rritja e numrit të lejeve të ndërtimi dhe besimit  konsumator.

Besimi u përmirësua edhe në sektorin e tregtisë, e paralelisht me të u rrit  lehtësisht  në sektorin e shërbimeve.

Në të njëjtin  tremujor besimi  në sektorin  e industrisë  shënoi  rënie.

/Ora News.tv/