Rriten tensionet, avionët turq "kërcënojnë" helikopterin e Tsipras

Rriten tensionet, avionët turq "kërcënojnë"

Tensionet në rritje midis Turqisë dhe fqinjëve të saj grekë morën një kthesë alarmuese të martën, kur avionët luftarakë turq "ngacmuan" një helikopter që mbante në bord, Alexis Tsipras, kryeministrin grek.

Helikopteri "Chinook" që mbante Tsipras dhe Admiralin Evangelos Apostolakis u sulmua ndërsa fluturoi nga ishujt Ro në Rodos të martën pasdite, raportoi gazeta greke "Kathimerini".

Kryeministri grek reagoi sot, duke deklaruar se nuk do të negocionte për asnjë centimetër tokë me Turqinë.

Tsipras: "Nuk do të pranojmë të negociojmë as për një centimetër të vetëm të vendit tonë. Ky vend është një vend ku ata që kanë jetuar gjatë shekujve dinë si ta mbrojnë atë”

Helikopteri fluturonte në një lartësi prej 1.500 metra kur një avion luftarak turk thuhet se iu afrua dhe i kërkoi pilotit grek të jepte detajet e fluturimit.

Piloti njoftoi Kryeministrin dhe thirri forcat ajrore greke, të cilat dërguan dy avionë luftarakë. Pas arritjes së tyre, avionët turq u tërhoqën, raportoi Kathimerini.

Komentet e Tsipras vijnë në mes të një periudhe problematike në marrëdhëniet turko-greke, e cila ka përfshirë fjalimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhjetorin e kaluar duke kërkuar "rishikimin" e Traktatit të Lozanës të vitit 1923, i cili përcakton kufijtë e dy shteteve.

EMISIONET