Rriten shifrat, skandali i Facebook prek 87 milionë përdorues

Rriten shifrat, skandali i Facebook prek 87 milionë përdorues

Facebook ka njoftuar se mund të jenë prekur të dhënat e 87 milionë përdoruesve nga kompania Cambridge Analytica.

Një konfirmim për BBC tregon se rreth 1.1 milion prej tyre janë në Mbretërinë e Bashkuar.

Detajet u zbuluan në një blog nga oficeri kryesor i teknologjisë së firmës së teknologjisë, Mike Schroepfer.

Gjithashtu është zbuluar se Facebook po shqyrton 305,000 profile që kanë instaluar quizin ‘This Is Your Digital Life’ që bënte të mundur marrjen e të dhënave. Shifra e sugjeruar më parë ka qenë 270,000.

Thuhet se 97% e instalimeve janë bërë brenda SHBA. Megjithatë, pak më shumë se 16 milionë nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të prekur mendohen të jenë nga vendet e tjera.

Ndërkohë pritet që të mërkurën (11 prill), Mark Zuckerberg të dëshmojë përpara Komitetit Amerikan të Tregtisë për përdorimin e firmës dhe mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

EMISIONET