Informaliteti, dyfish gjoba biznesit, 66 të proceduar për krim ekonomik

Informaliteti, dyfish gjoba biznesit, 66 të proceduar për krim

Aksioni i kontrolleve të tatimorëve në terren do të pasohet me rritje të masave ndëshkimore për subjektet që nuk zbatojnë ligjin. Pas përpunimit të informacioneve të grumbulluara në terren Ministrja e Financave Anila Denaj paralajmëroi se do të ketë ndryshim të penaliteteve.

Anila Denaj: Konstatojmë se ka raste që disa subjekte mund ti kenë shpëtuar masave të pezullimit si pasojë e vendimeve gjyqësore apo disa mekanizmave anashkalues duke na bërë të marrim masat për ndryshime në kodin e procedurave tatimore. Pa dyshim që përshkallëzimi i masave të gjobës do të jetë një alternativë për tu konsideruar përtej pezullimit.

Ndërkohë në sektorin e hoteleri turizmit, 40 për qind e subjekteve të kontrolluara janë zbuluar me shkelje.

Anila Denaj: Në sektorin hoteleri-turizëm nga administrata tatimore janë inspektuar 2 mijë subjekte me efektivitet inspektimi rreth 40%. Nga kontrollet e zhvilluara nga inspektoriati i punës, nga 1400 subjekte të inspektuara me 10.600 punonjës, 38% e tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve.

Aksioni i kontrolleve ka përfshirë të gjithë vendin ku sipas policisë janë proceduar 66 persona. 6 pronarë biznesesh janë proceduar me akuzën për zënie të hapësirave  publike në bregdet.

Në radhët e të proceduarve është edhe drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan për dhënie leje legalizimi në mënyrë të paligjshme.

Hetimet kanë nisur edhe për prerje të paligjshme të pyjeve.

EMISIONET