Rrëzohet Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Poloni

Gjatë meshës së mbajtur në Poloni, Papa Francesku ëshët rrëzuar në kohën kur po kryente ritualet fetare duke alamuar besimtarët në mbarë botën. Ati i shenjtë u ndihmua për t'u ngritur nga disa pelegrinë që ndodheshin pranë tij dhe ndoqi axhendën e planifikuar. Në fjalën e tij përpara mijëra të pranishmëve, Papa Francesku u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen solidarë me emigrantët e shumtë që po largohen nga zonat e konfliktit.

Papa Françesku ka trembur për një moment të pranishmit në meshën e organizuar gjatë vizitës së tij në Poloni, teksa është rrëzuar në kohën që po kryente ritualet fetare. Mediat transmetuan direkt edhe këto pamje ku duket qartë momenti i rrëzimit.

Ati i shenjtë u ndihmua menjëherë nga pelegrinët dhe u ngrit sërish në këmbë. Besimtarët në mbarë botën fillimisht u shqetësuan për gjëndjen e tij shëndetsore, por Papa Francesku ndoqi axhendën normalisht. Ati i Shenjtë ndodhet në Poloni në kuadër të Ditës Botërore të të Rinjve, një event që organizohet cdo dy ose tre vjet nga Kisha Katolike.

Ai mbajti edhe një fjalim përpara mijëra të pranishmëve, duke e vënë sërish theksin tek emigrantët. Papa kërkoi që qytetarët në të gjithë botën të solidarizohen me personat që janë larguar nga shtëpitë për shkak të luftës. Gjithashtu, Ati i Shenjtë dënoi aktet e dhunës duke përcjellë mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi. Në Ditën Botërore të të Rinjve janë regjistruar afro 350.000 pelegrinë nga 187 vende të ndryshme të botës. Shumica e tyre janë polakë, italianë, francezë dhe spanjollë. Për të siguruar mbarëvajtjen e eventit, autoritetet vendase kanë angazhuar afro 40.000 forca sigurie si dhe kanë dërguar helikopterë për mbikqyrje nga ajri.

[caption id="attachment_799325" align="alignnone" width="639"]papa ok ok Foto Epa: Daniel Dal Zennaro[/caption]

Pope Francis is helped after falling as he arrives at the Jasna Gora shrine in Czestochowa, Poland July 28, 2016. © Stringer

 

EMISIONET