Një avion është rrëzuar pas një incidenti në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore në Angli dhe ka mbetur i vdekur një inxhinier, por piloti ka shpëtuar mrekullisht.

Avioni ushtarak Red Arroës po bënte trajnimin për zbritjen në Uells kur ndodhi tragjedia. Dëshmitarët kanë pohuar se piloti është detyruar të hidhet nga avioni që duhet të shkonte në Lincolnshire.

Është konfirmuar se piloti po merr mjekim, por nuk ka asgjë serioze për jetën.

Një prej dëshmitarëve tha për Daily Post se ata po prisnin për trenin kur panë dikë duke u hedhur me parashutë nga avioni, pak para se të përplasej.

Pamjet e tymit që ka dalë nga avioni i shkatërruar kanë qenë rreth mesditës, moment kur mendohet të ketë ndodhur ngjarja.

/Ora News.tv/