Katër persona janë vrarë pasi një avion i vogël u rrëzua tre milje në jug të Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait.

Tre britanikë dhe një afrikano-jugor ishin në aeroplanin DA42 të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, thanë autoritetet.

Avioni ishte "në një mision për të kalibruar sistemet e navigimit tokësor në aeroport".

Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil thotë se ka nisur  një hetim për këtë aksident ajror.

/Ora News.tv/