Informacionet për numrin e të vdekurve në Gjenova të Italisë janë kontradiktore. 

Në orët e pasdites, mediat italiane si TgCom, shkruanin se 35 ishte numri i viktimave, por në orët e darkës, numri u ul.

Ansa shkruan se zyrtarisht janë 26 persona të vdekur, 23 prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e shembjes së urës Morandi, 1 tjetër ka ndërruar jetë në sallën e operacionit dhe dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat më vonë.

Nga aksidenti dramatik kanë mbetur 15 persona të plagosur, 9 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Në zonë pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, autoritetet kanë paralajmëruar se ura do të shembet plotësisht pas incidentit të rëndë.

"Në kohën e rënies së urës kishte 30-35 makina dhe tre automjete të rënda", tha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Midis viktimave flitet edhe për dy fëmijë dhe një familje që po shkonte për plazh.

Ura Morandi, që lidh Gjenovën me aeroportin e saj, pjesë e autostradës A10 u shemb mesditën e sotme.

Nga 1182 metra që është e tërë gjatësia e urës. janë shembur rreth 200 metra.

Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë idustriale që ndodhej poshtë saj. 

Forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur.

Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq reshjesh të forta shiu.

22:30- Konfirmohen 26 viktima

26 persona kanë humbur jetën nga shembja dramatike e Urës Morandi në Gjenova, ndërsa kanë mbetur të plagosur 15 persona, 9 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Në zonë pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, autoritetet kanë paralajmëruar se ura do të shembet plotësisht pas incidentit të rëndë.

"Në kohën e rënies së urës kishte 30-35 makina dhe tre automjete të rënda", tha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Ora 20:02 - Vazhdon identifikimi i viktimave në spital

Në spitalin e "San Martino" përveç 22 viktimave, kanë mbërritur edhe shtatë trupa të tjerë. Procesi trishtues i të afërmve për të identifikuar trupat e të vdekurve pas shembjes së urës Morandi, vazhdon në Poliklinikën e San Martino. Sipas informacioneve të para, përveç 22 trupave, janë dërguar edhe 7 viktima të tjera. Aktualisht janë identifikuar 20 viktima.

Ora 18:27 -Shpallen dy ditë zije për qytetin

Komuna e Gjenovës ka shpallur dy ditë zie për qytetin të mërkurën 15 dhe të enjten 16 gusht. Flamuri i qytetit, si dhe ai i Republikës Italiane dhe Bashkimit Evropian do të ekspozohen në gjysmë shtize.

Ora 17:17 -Shembja e urës, rritet bilanci i viktimave, 35 të vdekur

Ka shkuar në 35 numri i të vdekurve nga shembja dramatike e urës në Gjenova të Italisë. 13 persona janë të plagosur. Mes viktimave është edhe një fëmijë.

Sipas grupeve të shpëtimit, "ekziston rreziku që pjesët e tjera të urës të shkatërrohen, për këtë arsye ne kemi zhvendosur njerëzit nga të gjitha ndërtesat përreth".


Ora 16:37 -Në rrënoja edhe një familje me pushime

Gjatë shpëtimit dhe nxjerrjes së trupave, midis mbeturinave kishte edhe një familje prej tre apo katër vetësh. "Brenda makinës ne pamë gjithashtu çadra. Ndoshta makina ishte drejtuar në një vend pushimi", thanë ekipet e shpëtimit.

Ora 16:27 -Rreth 50 persona të zhvendosur

Aktualisht ka rreth 50 persona të zhvendosur për shkak të rënies së urës Morandi. Rajoni njofton gjithashtu se gazi dhe energjia elektrike janë mbyllur në zonën e prekur nga fatkeqësia. Kryepeshkopi i Gjenovës, Kardinali Angelo Bagnasco, njoftoi se "dioqeza do të ofrojë mikpritje fillestare" për njerëzit e detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre.

Ora 16:05- Gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e pjesës qendrore të urës së shembur dhe është transportuar me helikopter. Ky është personi i tretë që gjendet gjallë.

Ora 15: 57 -Toti: "Është një tragjedi e madhe"

"Një tragjedi e madhe". Është koment i guvernatorit të Ligurisë, Giovanni Toti, në fund të takimit në mbrojtjen civile pas rrëzimit të Urës Morandi. "Do të ketë një ndikim serioz në të gjithë logjistikën e portit dhe qytetit dhe ne po punojmë për t'u marrë me emergjencat muajt e ardhshëm", tha ai.  Për sa i përket shkaqeve të rënies, ai tha: "Nuk mund të them asgjë, përveç se kontrollet tashmë kanë nisur".

Ora 15: 17 Te pakten 22 viktima

 Zv/ ministri i transportit deklaron se deri tani shenohen 22 viktima, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë 13 persona dhe 10 mbeten të humbur. 

Ora 14: 18 Zjarrfikësit thonë se të rreth 20 makina janë rrëzuar.

14: 13 Bilanci i parë zyrtar: 11 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Është të paktën 11 të vdekur dhe 7 të plagosur, dhe 5 prej tyre rëndë. Ky është bilanci i parë zyrtare. Disa dëshmitarë që ndodheshin në makinë në momentin e shembjes së urës tregojnë se "një rrufe goditi urën dhe më pas ura u shemb".  Flitet që edhe një fëmijë mes 11 të vdekurve.


Po kërkohet nën rrënoja

"Dimensionet e kësaj tragjedie janë epokale. Dhjetra viktima që udhëtonin mbi kët3ë urë apo që kanë bmettur mbi gërmadhat e saj", ka deklaruar Francesco Bermano drejtori i qëndrës së ndihmës së shpejtë të Gjenovas. "Të gjitha spitalet e Gjenovas, Lombardisë dhe Piemontes janë në dispozicion të kësaj tragjedie. Skuadrat e shpëtimit po punojnë në vendngjarje." 

Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq reshjesh të forta shiu.


Ora 13: 20 Dy persona nxirren nga rrenojat

Zjarrfikësit tregojnë se kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat dy persona. Ndërkohë flitet për viktima pasi forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave dhe brenda ka të vdekur

Flitet per 10 viktima

Ora 13: 11 Mediat lokale në Genova flasin për të paktën 10 viktima nga rrëzimi i urës Morandi në Gjenova të Italisë, na informon gazetarja e Ora News Alba Kepi. 

Ora 12:35 Dyshohet per njerez nen rrenoja

TGCOM raporton se mund të ka njerëz nën rrënoja dhe ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen kanë nisur punën për shpëtimin e tyre.

Inicidenti i cili ndodhi vetëm pak minuta më parë mendohet se ka ndodhur për shkak të një dëmi në strukturën e urës.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.


Nën urën Morandi ka qendra tregtare dhe depo industriale, si dhe disa ndërtesa banimi.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të mëdha të rrënojash në tokë nën mes të urës.

Dhe gjithashtu ndodhet hekurudha që lidh Genovën me Milanon.

Një imazh nga zjarrfikësit italianë tregon një kamion të vendosur në fund të seksionit të urës që i 'mbijeton' rënies.


Shembja e urës ka krijuar panik tek qytetarët.

"Unë po ndjek me shumë frikë se çfarë ka ndodhur në Gjenovë dhe kjo është një tragjedi e tmerrshme. Po shkojmë në vendin e ngjarjes me zëvendësministrin Rixi,"-shkruajti në Twitter, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli.

Ura, e ndërtuar në vitet 1960, njihet si ura Morandi. Seksioni i rrëzuar është dhjetra metra në gjatësi.

Ura e rrëzuar kalon nëpër një lagje të populluar të qytetit, ndërsa një stuhi e madhe ka përfshirë zonën.





/Ora News.tv/