Rrëzohen nga pema, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Kukës dhe Fushë Bulqizë

Rrëzohen nga pema, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Kukës dhe

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Kukës dhe Fushë Bulqizë.

Edhe pse ngjarjet kanë ndodhur në vende dhe kokë të ndryshme, shkaku është i njëjtë: Të dy janë rrëzuar nga pema.

Siç edhe njofton policia e shtetit, me 17 shtator shtetasi A.Z., vjeç 48 ka rënë aksidentalisht nga pema.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost të Kukësit, në kopshtin pranë banesës së tij. 48-vjeçari ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Ndërsa me 16 shtator  në fshatin Fushë Bulqizë, ka rënë nga pema, shtetasi V.D., vjeç 69, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan pranë Prokurorive Kukës dhe Dibër si ngjarje aksidentale.

EMISIONET