A rrezikohet një krizë ekonomike nga dominimi i tregjeve prej teknologjisë?

A rrezikohet një krizë ekonomike nga dominimi i tregjeve prej

Gjigantët e “Silicon Valley” kanë marrë kryesinë e “Wall Street”, sikurse tregon rritja e vetëtimshme e “Apple” duke kaluar nivelin e 1 000 miliardë dollarëve në Bursë. Por a duhet t’i trembemi një flluske të re teknologjike dhe për pasojë një krize ekonomike globale?

Çfarë përfqason sektori i teknologjisë në “Wall Street”?

Nëse “Apple” është kompania e parë që ka kaluar nivelin e 1 000 miliardë dollarëve kapital në Bursë, yje të tjera të teknologjisë janë duke e ndjekur. “Amazon” vlen rreth 889 miliardë dollarë, “Alphabet” (kompania nënë e “Google”) vlen 856 miliardë dollarë, “Microsoft” vlen 828 miliardë dollarë dhe “Facebook” vlen 513 miliardë dollarë. Vetëm këto pesë kompani përfaqësojnë rreth 20% të PBB-së amerikane dhe janë më shumë se sa PBB-ja e Gjermanisë.

A është shqetësues ky dominim?

“Në fund të vitit 1999, disa muaj para se të shpërthente flluska e internetit, pesë kompanitë më të mëdha në Bursë (“Microsoft”, “General Electric”, “Cisco”, “Walmart” dhe “Intel”) përfaqësonin 15,5% të PBB-së amerikane”, thotë Russ Mould, përfaqësues i investimeve për “Aj Bell”.

“Të gjithë ata që kishin këto aksione vuajtën shumë sepse humbën shumë para në këto pesë kompani gjatë 10 viteve që pasuan”, shprehet ai. Megjithatë nuk parashikon një ndalje të papritur të rritjes së yjeve aktuale të tregut.

“Por është e rrezikshme të mendosh se ajo që funksionon sot do të funksionojë përgjithmonë”, thekson eksperti.

“Nuk bëhet fjalë që sektori i teknologjisë të bier, aq më pak të vihet bast në një zhvlerësim të tij”, sipas Nathan Thooft i kampanisë së menaxhimit të aksioneve “Manulife Asset Management”.

“Përfitimet këtu janë të larta dhe të rregullta, llogaritë janë të ekuilibruara dhe aksionerët shpërblehen rregullisht nga dividendë të konsiderueshëm”, thekson ai.

Cili është ndryshimi me fillimin e viteve 2000?

“Shumë kompani të sapo krijuara në atë kohë tërhiqnin shumë para në Bursë, ndërkohë që strategjia e tyre kishe ngecur, nuk arrinin dot të gjeneronin përfitime, madje, as nuk arrinin të shisnin as edhe një gjë. Ato mbështeteshin kryesisht mbi prespektivën e internetit dhe të teknologjisë. Thjesht, ato kishin ardhur 20 vite më herët”, vlerëson Maris Ogg, menaxhere e buxhetit për “Tower Bridge Advisors”.

“Ndërsa sot të gjitha këto përkthehen në përfitime të konsiderueshme”, thekson ajo.

Cilat janë rreziqet kryesore që kërcënojnë sektorin?

“Disa prej këtyre kompanive si Google janë bërë aq shumë dominues në tregjet e tyre që janë duke iu afruar situatës së monopolit dhe kanë tërhequr një mbikëqyrje më të lartë nga ana e rregullatorëve, kjo do të ngadalësojë rritjen e tyre”, vlerëson Ogg.

“Nga ana tjetër, çdo kompani teknologjike, në çdo çast mund të tejkalohet nga një version pak më i mirë se sa produkti që ajo propozon”, thekson Russ Koesterich i “Black Rock”.

“Vetëm pak para krizës financiare, Nokia, e vetme përfaqësonte 45% të tregut të smartfonëve, iPhone kishte më pak se një vit dhe Facebook sapo ishte krijuar”, kujton ai.

“Inovacioni është i paparashikueshëm. Por, sektori në përgjithsëi do të vazhdojë të jetë jashtëzakonisht fitimprurës”, thekson Koesterich. /ATA/

EMISIONET