Rrethohen mbrojtësit e fundit të kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it

Rrethohen mbrojtësit e fundit të kalifatit të vetëshpallur

Mbrojtësit e fundit të kalifatit të vetëshpallur të grupit terrorist ISIS, janë të rrethuar në një lagje të vogël në një lagje të vogël në fshatin Baghuz të Sirisë Lindore, duke u përballur me një disfatë të afërt, sipas një komandanti të Forcave Demokratike siriane që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimi që u dha të shtunën pason ditë luftimesh të ngadalta dhe të vështira, ndërsa Shteti Islamik përpiqet të mbajë një territor fare të ngushtë, që janë ndalur vetëm për negociata të ndërmjetme lidhur me një dorëzim të mundshëm që deri tani nuk është realizuar.

Duke drejtuar mësymjen e fundit, komandanti Jiya Furat tha se shumë shpejt do të jepet lajmi i mirë se Daeshi ka marrë fund ushtarakisht. Furat tha se kalifati i vetëshpallur që dikur kishte nën kontroll pjesë të mëdha territori në Siri dhe Irak, tani është reduktuar në një zonë jo më të gjerë se sa 600 metra katrorë dhe se luftëtarët e ISIS-it, po goditen nga të gjitha anët.

Por përpjekjet për asgjësimin e tyre, janë ngadalësuar për shkak të shqetësimeve për civilët, përfshirë gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të grupit terrorist që po përpiqen të arratisen.

EMISIONET