Shkodër, njesia "Ana e Malit" 17 ditë e përmbytur

Kanë kaluar 17 ditë dhe në bashkinë e Shkodrës vijojnë të jenë 2400 ha tokë të përmbytura.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata ishte sërish sot në Obot, një nga zonat më të prekura,  për të raportuar vështirësitë që u duhet të jetojnë banorët të gjendur në këto kushte.

Gjendja është më problematike në njësinë administratitë Anës së Malit dhe atë të Dajçit dhe banorët kanë probleme me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtitë si edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Në fshatin Obot është shumë e vështirë lëvizja sepse niveli i ujit ka rënë sa lëvizja me varka është e pamundur por as makinat e ushtrisë nuk hyjnë dot.

Administratori i njesise administrative Ana e Malit, Arben Ceni u shpreh se organet kompetente nuk po merren me zgjidhjen e situatës por kalimin e përgjgjësisë tek njëri-tjetri.

Arben Ceni: "Në njësinë adiministrative Ana e Malit situata është shumë e vështirë. Deri tani që po flasim kemi mbi 1200 ha tokë të përmbytur.

Prezena e ujit në fshatin Obot është mbi 1.5 metër. Në Muriqan në disa vende është 2 metër.

Problematika më e madhe është se sot kemi hyrë në ditën e 17 dhe organet kompetente hedhin topin nga njëra anë në tjetrën. Nuk kemi një vendimarrje. Nuk e dimë se çfarë duhet të presim kur jemi në ditën e 17-të dhe nuk jepet gjendja e emergjencës."

Me cfare te levizet?

Përveç shtëpive të rrethuara nga uji ka mungesë të furnizmit me ushqime për bagëtitë kryesisht por edhe me ujë të pijshëm.

Ndonëse vijojnë të shpërndahen pako nga ana e pushtetit vendos sërish janë të pamjaftueshme për nevojat që kanë.

Arben Ceni: "Për momentin kemi nevojë jo për pako të mëdha ushqimore për njerëzit pasi i kemi marrë masat disi por problemi më i madh është për bagëtitë. Deri tani në zonën e Anës së Malit janë shpëndarë rreth 17 ton koncentrat që janë të pamjaftueshme. 

Ka famije që nuk u ka shkuar asnjë kilogram koncentrat dhe mund të imagjinoi se në çfarë situate jemi. Kam mbi 600 krerë lopë, mbi 1000 kerër gjedhe të imta. Gjendja është kaotike. Po kërkojmë ndihma nga të gjitha anët por askush nuk po na ndihmon.

Duhet ndihma për bagëtitë dhe për ujin e pijshëm, kanë nevojë shumë sepse ujësjellësat janë të stakuar prej të paktën 15 ditësh.

Në njësinë Ana e Malit në total kemi 1400 ha tokë nga këto 1200-1250 janë nën pushtetin e ujit"

Gjithashtu në zonën e Dajçit janë rreth 30 shtëpi të rrethuara nga uji që ka vështirësi për të komunikuar si edhe për sigurimit e ushqimeve për  bagëtitë.

Lëvizja me varka është e vështirë në një pjesë të territorit për shkak se në disa zona ka rënë niveli i ujit dhe ka dalë sipërfaqja e tokës.

Arben Ceni: 'Makina e ushtrisë me shumë vështirësi arrin të futet në fshatin Obot por edhe varkat kanë vështirësi për shkak se niveli i ujit nuk e lejon varkën të lundrojë lirshëm.

EMISIONET