Rreth 2.2 ton produkte viçi në tre shtete janë infektuar me E.Coli

Rreth 2.2 ton produkte viçi në tre shtete janë infektuar me

Pothuajse 2.2 ton produkte viçi thuhet se janë infektuar me bakterin E.coli.

Kompania Aurora Packing Company, Inc, me bazë në Illinois, tha se produktet e saj mund të kenë qenë të kontaminuara me O157: H7, bakter potencialisht vdekjeprurës.

Produktet u transportuan 'për përdorim institucional' në Illinois, Iowa dhe Wisconsin, raportoi një njoftim paralajmërues nga Departamenti amerikan i Sigurisë Ushqimore dhe Shërbimit të Inspektimit të Bujqësisë (FSIS) të martën.

Bakteret u zbuluan gjatë mostrave rutinore, por është e paqartë se në cilat data.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se deri më tani nuk janë raportuar sëmundje nga produktet.

EMISIONET