Rreth 1000 mijë policë në këmbë për sigurinë e Putin

Rreth 1000 mijë policë në këmbë për sigurinë

Kryeqyteti italian është vënë nën masat e një plani të veçantë sigurie për të garantuar vizitën një ditore të presidentit rus, Vladimir Putin.

Prej mbrëmjes së djeshme qëndra e Romës është blinduar nga kontrollet e forcave speciale si dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda që transportojnë mbi 35 kuital mallra.

Rreth 1000 mijë forca policie do patrullojnë përgjatë rrugëve të lëvizjes së Presidentit rus si dhe në pikat strategjike në çatitë dhe lartësitë e Romës janë pozicionuar snajpera vëzhgues.

Presidenti Putin pritet të mbërrijë rreth orës 11:00 në aeroportin Fiumicino e do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, nga ministri i Industrisë Denis Manturov, e nga ministri i Kulturës Vladimir Medinsky.

Fillimisht presidenti rus do të takohet në Vatikan me Papa Françeskun. Kjo është vizita e tretë që Vladimir Putin zhvillon në Vatikan. Hera e fundit që Papa Françesku është takuar me presidentin rus ka qenë rreth  4 vite më parë.

Më pas Vladimir Putin do të vazhdojë vizitën e tij në takimet e larta insitucionale me Presidentin italian Sergio Mattarella e kryeministrin Giuseppe Conte.

Presidenti rus e kryeministri italian do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e presidentit Putin në Romë do të mbyllet me Forumin e dialogut Itali-Rusi që do të mbahet në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane.

Në fokusin e diskutimeve të axhendës së takimeve të Presidentit rus në Romë janë sanksionet ekonomike që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Rusisë me konseguencën e sanksioneve ruse ndaj eksportit italian.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane Corriere della Sera pak orë para vizitës së tij në Romë, Presidenti Putin shprehet se "marrëdhëniet me Italinë janë të veçanta e të konsoliduara me kohë me të gjithë drejtuesit e këtij shteti. Rusia, tha ai, nuk ka dashur asnjëherë të limitojnë lidhjet ekonomike me Italinë, por kundërpërgjigjja ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian nuk mund të ishte selektive."



EMISIONET