Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër kërkesë për të shpallur gjenden e emergjencës në Gjirokastër pas rrrëshqitjeve të dherave në disa zona të qytetit. Peticioni bëri bashkë PD e LSI e Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami theksoi se kërkesa e saj për të njejtën cështje kishte marrë përgjigje negative.

Qeveria Shqiptare ka marrë nje kërkesë të dytë për shpalljen e gjendjes së emergjencës në Gjirokastër , ndërsa nuk i ka kthyer përgjigje asaj të kryebashkiakes Zamira Rami e cila kërkoi ndihmë në përballimin e situatës së krijuar nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet.

Këshilltarët e PD dhe LSI në Këshillin Bashkiak të qytetit të gurtë u bënë bashkë në peticionin për kryeministrin Edi Rama ku theksojnë se rrëshqitjet rrezikojnë jo vetem banesa por edhe kalanë e famshme të qytetit

Roland Bejko: Çdo kodër po rrëshqet.

Thoma Ndreu: Kalaja e Gjirokastrës po çahet.

"Gjirokastra është në shtratin e vdekjes, po vdes"

Shkelqim Guce: Deri tani ne e kemi sqaruar problematikën, kjo problematikë është e akumuluar.

Në këtë situatë, ku Bashkia Gjirokastër duket se do të përballët e vetme me pasojat, kryebashkiakja Zamira Rami paralajmëroi moSrealizim të investimeve publike.

Rami: Punët duan lekë, duan njerëz, duan projekte, duan mjete. Kështu mund të punojmë ne dhe kështu mund të tregohemi produktivë në terren në lidhje me këta banorë dhe këta qytetarë që presin zgjidhje nga ne.

Maxhoranca dhe opozita në këshillin bashkiak të Gjirokastrës u bënë bashkë për të miratuar dëmshpërblim për tre familje të pallatit 8 katësh të dëmtuar në lagjen "Kodra e Shtufit".

DËMSHPËRBLIM

Familja e Aranit Bajramit, Bujar Gerxhollit dhe Genci Boni përfitojnë 1.375.125 leke në total për dëmet”

/Ora News.tv/