Rrëshqitjet e dherave në Filipine, mesazhe për ndihmë nga nëntoka

Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të humbur pas rrëshqitjes së dherave në Filipine, ku disa prej tyre kanë dërguar mesazhe për ndihmë nën rrënoja.

Rrëshqitja e dherave përfshiu dy fshatra në Naga në provincën Cebu.

Kjo vjen disa ditë pasi veriu i Filipineve u godit nga një tajfun, duke vrarë më shumë se 80 vetë.

Tajfuni Mangkhut nuk goditi drejtpërsëdrejti krahinën e Cebut por solli shira të forta të musoneve, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në të gjithë vendin.

Rrëshqitja e dheut në Cebu përfshiu një pjesë të tërë kodre ku banorët kishin ndërtuar shtëpitë e tyre.

Sipas mediave lokale, më shumë se 600 familje nga Naga qëndrojnë në qendrat e evakuimit prej mbrëmjes së të enjtes.

Mediat lokale raportojnë se disa njerëz u shpëtuan me sukses nga shtëpitë e varrosura.

"Kishte shenja të jete, disa prej tyre arritën të dërgonin mesazhe për ndihmë,"-tha shefin e inspektorit të policisë Roderick Gonzales, duke ngritur shpresat për ata që janë bllokuar nën mbeturina.


EMISIONET