Reshjet e shiu kanë shkaktuar problematika të mëdha në disa qarqe të vendit. Rrëshqitje e dherave kanë bllokuar 4 fshatra në qarkun e Kukësit. Bllokim rrugësh ka dhe në Dibër, ndërsa është dëmtuar dhe një banesë. Në fshatin Kalivaç në Pogradec ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit.

Qarku Kukës- Gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar. Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpateve duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë. Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme,bashkia Kukës dhe 4 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.

Qarku Dibër-Rrugët nacionale dhe rurale në të gjithë qarkun janë te qarkullueshme pa probleme, Aksi nacional Ura e Qytetit-Zerqan, e demtuar nga rrëshqitja në një segment  prej 20 ml, është kthyer i kalueshëm, pasi është punuar nga operatori kontraktor duke e mbushur me inerte. Për shkak te kësaj rrëshqitje, është dëmtuar edhe një banese e qytetarit Bexhet Murrja, duke e kthyer banesën thuajse të pa banueshme. Në bashkinë Bulqizë, është kthyer e kalueshme rruga rurale Zogjaj-Bllace, pasi është punuar nga bashkia me mjete e forca pune. Në bashkinë Klos, është e pa kalueshme rruga rurale Xibër-Tirane. Në bashkinë Mat, si efekte i reshjeve te mbrëmshme, nga rrëshqitje toke, është dëmtuar një banesë (kthyer e pa banueshme) në fshatin Prell te njësisë administrative Rukaj. Mungesë të energjisë elektrike ka patur në dy lagje te qytetit Peshkopi dhe njësinë administrative Zall Dardhë.

Qarku Durrës- Gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e bashkisë dhe në të gjithë territorin e qarkut ka pasur reshje shiu të dendura për disa minuta duke krijuar probleme në trafik veçanërisht në qytet i cilipas një kohë të shkurtër është normalizuar.Si rezultat i reshjeve në rrugën që shkon drejt “ish Vilës së Zogut” është shembur një masiv dheu. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e bashkisë Durrës me mjete dhe kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit duke e kthyer në normalitet zonën e dëmtuar.

Bashkia Krujë- Mëngjesin e sotëm në fshatrat Murqin, Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, bashkia Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë. Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe aktualisht është në rënie. Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.

Qarku Korçë-Vazhdon të jetë e njëjtë situata në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit. Rrëshqitje masive të tokës ka pasur dje edhe në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht. Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës. Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e të gjithë zonës.

Qarku Gjirokastër- Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, vazhdon të jetë ende i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor.




/Ora News.tv/