Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet njëri krah
Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë vendin ka sjellë problematika dhe bllokim të aksit rrugor Librazhd-Prrenjas.Rrëshqitja masive e gurëve dhe dherave kanë bllokuar njërin krah të rrugës në afërsi të fshatit Hotolisht. Qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me një sens.
Shërbimet e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forca të policisë rrugore.
Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, thotë se aksi nacional nuk është në varësi të bashkisë.
"ARRSH ka kopetencë për të ndërhyrë pasi ata e mirëmbajnë".
Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu