Rrëshqitja e kodrës, dherat bien në Rrugën e Kombit

Rrëshqitja e kodrës, dherat bien në Rrugën e Kombit

Toka vijon të rrëshqasë në Blinisht të Mirdites.  Sasi të mëdha dherash dhe guresh kanë arritur deri në Rrugen e Kombit, duke rrezikuar bllokimin e sajë në afërsi të Repsit në Mirditë. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro tha se ekspertet po bëjnë studimin gjeologjik të zones ku ka rreshqitje dhe më pas do të ndërhyhet për të frenuar këtë fenomen.

"Për momentin nuk kemi dëmtime në rrugë. Kemi një lëvizje të pjesshme në një segment të vogël të saj. Në bashkëpunim me koncesionarin do marrim masa të stabilizojmë këtë rrëshqitje"

Nga rreshqitja e kodres në Blinisht të Mirditës, janë shembur disa banesa sidhe një biznes, ndërsa i gjithë fshati është bërë i pabanueshëm. Në këto kushte shumë prej banoreve janë larguar nga fshati për shkak të rreshqitjes së dherave që vijojnë prej tre ditesh.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Mal Milot. Reshjet e diteve të fundit e kanë përkeqësuar situaten. Toka ka pësuar shkarje në disa vende dhe e gjithë kodra rrezikon të shëmbet. 

Disa prej banorëve e kanë braktisur zonen, e të tjerë thonë se jetojnë me frike. Ata kërkojnë që të ndërhyhet, pasi në këtë situatë po u rrezikohet jeta.

"Në shtëpinë time ka plasaritje të murit cep më cep. Nga reshjet ka rrëshqitur toka dhe rrezikohet e gjithë lagjja. Jemi 10- 12 shtëpi që rrezikohemi nga kjo rrëshqitje" thonë  banorët

Fenomeni i erozionit në këtë vend është shfaqur që prej vitit 2016-të, e kjo ka ardhur si pasoje e dëmtimit të pritave malore.Pas verifikemeve në terren ekspertet e kanë vlesuar situaten si tejet alamante, por rreziku është injoruar nga insitucionet përgjegjësë të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar rreshqitjet e tokes në këtë zonë.

Kukesi e Llogaraja nen pushtetin e bores

Ndërkohë Kukësi dhe Llogaraja mbeten nën pushtetin e borës dhe ngricave. Lartësia e borës në Tunelin e Kalimashit është rreth 25 cm ndërsa akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën fenomenin e ngricave të rënies së gurëve e dherave.Në disa akse kalimi është i mundur vetëm me zinxhir. 

Në Llogara rreshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në aksin rrugor pranë Qafës së Llogarasë, ndërsa trashësia e dëbores ka arritur deri në 30 cm.. Eshtë kërkuar kujdes nga drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhir, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë, çka vështirëson edhe më shumë lëvizjen e automjeteve. 

Problematike situata mbetet kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje pasi ulja e temperaturave, krijon ngrica.

Rrëshqet kodra në Rrugën e Kombit, dëmtohen shtëpi dhe biznese



EMISIONET