Rregullat e reja për guroret, Klosi: Biznesi s'mund të zhvillohet në kundërshtim me mjedisin

Pas mbylljes se mbi 30 guroreve dhe pezullimit të disa të tjerave, ministri Klosi shpalli metodologjinë e re të funksionimit të aktivitetiteve në këtë sektor. 

Sipas metodologjisë së re: guroret duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara, jo pranë akseve kombëtare dhe zonave të banuara dhe të zbatojnë një sërë kriteresh në mënyrën e shfrytëzimit por edhe rehabilitimin pas mbylljes. 

Nuk duhet të jenë pranë lumenjve, kanaleve kulluese dhe të kenë impakt sa më të vogël vizual në peizazh.

Klosi: Po ashtu problem është afërsia me qytetet, apo afërsia me zonat historike apo  turistike apo komunitetin. Nuk mund të jetohet më që njerëzit të jetojnë nën presionin e tymit apo gurores. Ka ardhur koha që këtë bisedë ta bëjmë fare të sinqertë me njëri- tjetrin, ju të bëni biznes dhe ky biznes të jetë i monitoruar, i mbrojtur, i zhvilluar.

Për ministrin Klosi, guroret nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin.

EMISIONET