Rrëfimi tronditës/ Pablo Escobar tentoi të vras trajnerin e njohur, "e fal" për arsyen e veçantë

Rrëfimi tronditës/ Pablo Escobar tentoi të vras trajnerin e

Dashuria për futbollin nga vrasësi mund të shpëtojë jetën. Një fakt i cili ka ndodhur me të vërtetë dhe është zbuluar nga një bashkëpunëtorë i bosit më famëkeq të drogës, Pablo Escobar.

Në një rrëfim, Jhon Jairo Velasquez Vasquez, i njohur si 'Popeye', tha se shefi i tij donte të hakmerrej ndaj kartelit Cali, ku pjesë ishte dhe trajneri aktual i kombëtares së Perusë, Ricardo Gareca. Me të mësuar profesionin e Gareca, Escobar kurseu jetën e 60 vjeçarit për shkak të dashurisë së tij për futboll.

"Ricardo Gareca ishte gjithmonë në shenjestrën e Pablo Escobar por ai nuk tentoi të qëllojë kurrë drejt tij. Ai madje rrëmbeu lojtarët nga Cali në mënyrë që t'i sillnin atij vëllezërit Rodriguez dhe pasi nuk bashkëpunoi me ata, vrau familjen e Pedro Enrique Sarmiento, i cili aktualisht punon si komentator në "Gol Caracol".-deklaroi "Popeye".

EMISIONET