Aktorja me famë botërore Eliza Dushku ka bërë një rrëfim tronditës me anë të një postimi në Instagram. Aktorja me origjinë shqiptare tregoi se është ngacmuar seksualisht në moshën 12 vjeçare.

Dushku akuzoi një prej koordinatorëve më të famshëm të Hollywood Joel Kramer që në atë periudhë ishte 36 vjeç.

Aktorja tha se ngacimimi ka ndodhur gjatë xhirimeve për filimin True Lies

"Kam menduar se si dhe kur duhet ta zbuloj këtë. Në atë kohë ia kam treguar prindërve, dy shokëve të mi të rritur dhe njërit prej vëllezërve të mi. Askush nuk ishte i gatshëm për tu përballur me këtë ngjarje tabu, as unë,"-shkroi ajo.

Ylli i Buffy and Dollhouse tha se Kramer kishte fituar  besimin e saj dhe të familjes gjatë xhirimeve dhe e përdori këtë gjë për ta joshur në një dhomë hoteli ndërsa qëndronim vetëm.

"E mbaj mend kaq qartë, 25 vite më parë se si Joel Kramer më bëri të ndihem e veçantë, fitoi besimin tim dhe të prindërve të mi, dhe pas disa muajsh më mori në dhomën e tij të hotelit duke i premtuar prindërve të mi se do më merrte për të notuar tek pishina e stafit dhe do më jepte jë vakt sushi pas kësaj. 

Mbaj mend se si ai ai fiku dritat dhe më vuri në një nga dy shtretërit e dhomës së hoteli, se çfarë filmi vendosi në televizor (Coneheads) dhe sesi u zhduk në banjë për tu shfaqur i zhveshur duke mbajtur vetëm një peshqir të  vogël përpara.

Mbaj mend se si ai më hodhi në krevat, më mbuloi me trupin e tij gjigand dhe filloi të më prekte në të gjithë trupin.

Mbaj mend fjalët e tij: 'Ti nuk do të flesh tani zemër, mos bëj sikur po fle gjumë, ndërsa filloi të më prekte më shumë. më tha që nuk duhet t’i thonim njeriu për këtë. Unë isha 12, ai 36',".

Eliza Dushkut u shpreh se ndërsa ai duhej të ishte mbrojtësi i saj në fakt ishte abuzuesi.

Nga ana tjetër Kramer nuk i ka pranuar akuzat e aktores duke thënë se këto janë vetëm gënjeshtra.

Ai tha për Vanity Fair se ai dhe disa anëtarë të jerë të filmit Tru Lies kishin marrë Dushkun për të notuar dhe ngrënë sushi duke mohuar që ta ketë joshur në dhomën e tij apo ta ketë ngacmuar.

"Unë nuk dua që dikush të lëndohet në grupin tim, veçanërisht një të mitur", u shpreh ai.

/Ora News.tv/