Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton bëri një rrëfim prekës në funeralin e mbretëreshës së Soulit, Aretha Franklin. 72-vjecari doli në podium për të treguar cdo gjë që kujtonte për mikeshën e tij, e cila ndërroi jetë para pak javësh pasi humbi luftën me një sëmundje të rëndë.

Clinton: Kjo grua na solli të gjithë këtu sot jo për shkak të muzikës së saj, por sepse ajo jetonte me guxim. Jo pa frikë, por duke kapërcyer frikën e saj. Ajo jetoi me besim, jo pa dështim, por tejkalimin e dështimeve të saj. Ajo jetoi me pushtet, jo pa dobësi, por duke kapërcyer dobësitë e saj. Unë e doja atë.

Nuk mungoi komenti i tij për veshjet e shumta të mbretëreshës së muzikës Soul.

Clinton: Shpresoj që zoti të më falë, por isha shumë i kënaqur kur erdha këtu dhe pashë që arkivoli ishte ende i hapur. Pyesja veten se çfarë kishte veshur mikesha ime sot. 


/Ora News.tv/