Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si rrallë herë ka dhënë një intervistë ku ka folur gjërë e gjatë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Vuçiç ka deklaruar se do të donte shumë që të fliste gjuhën shqipe.

“Ndjehem  fajtor që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Do të doja ta dija gjuhën tuaj dhe të jem më i edukuar, shpresoj se do të kem kohë të arrijë një gjë të tillë”, tha Presidenti serbe në një intervistë për gazetarin Idro Seferi.

Presidenti serb ka kujtuar vitet e rinisë, kur ka shërbyer në shërbimin ushtarak.  Ai deklaroi se kundërshtarët më të fort në shah i kishte shqiptarë.

“Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm dhe këtë e kujtoj gjithmonë”, ka deklaruar Vuçiç.

/Ora News.tv/