Rrëfimet e një kirurgu të trurit, promovohet libri i dytë në shqip i Henry Marsh

Rrëfimet e një kirurgu të trurit, promovohet libri i dytë

Neokirurgu me famë botërore Henry Marsh ka promovuar librin e dytë të përkthyer në shqip me dëshmi nga sukseset dhe dështimet e tij si kirurg i trurit në vende të ndryshme të botës. Në ceremoninë  e promovimit, ai thotë se nuk ka ndryshim mes neokirurgjisë në Londër dhe në Tiranë.

"Kam mësuar se të prekësh me dorë trurin nuk të thotë asgjë për jetën, përveç se të tronditesh nga brishtësia e saj. Karrierën time do e mbyll jo i deziluzionuar, por i zhgënjyer.”

Këto janë fjalët e neurokirurgut me famë botërore, Henry Marsh, të shkruar në librin e dytë të përkthyer në shqip.

Në mjediset e Akademisë së Shkencave u promovua “Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit”, një dëshmi për të fshehtat e jetës së vështirë në neurokirurgji.

Henry Marsh: Jam shumë i lumtur që jam sërisht në Tiranë. Kjo është vizita ime e gjashtë dhe gjithmonë mahnitem nga ndryshimet në Tiranë. Shpresoj të vazhdoni kështu si në infrastrukturë, por edhe në mjekësi.Për të qenë i sinqertë nuk kam parë ndonjë ndryshim thelbësor mes departamentit të Neurokirurgjisë në Tiranë dhe klinikës ku punoj në Londër. Këtë nuk e them për të qenë i sjellshëm apo diplomatik, por kjo është një e vërtetë e thjeshtë.

Libri mbart kujtimet e autorit që në fillimet e tij si mjek e deri te fitoret e mëdha dhe dështimet që kanë lënë shenjë në mendjen e tij.

Henry Marsh ka treguar gjithashtu për vështirësitë që ka hasur në vende të ndryshme të botës ku ka shërbyer, si Ukrainë dhe Nepal.

Pas best-sellerit të parë “Mos bëj dëm”, libri i dytë i Marsh pritet të ketë të njëjtin sukses.

 



EMISIONET