"Rrëfehet" Ronaldo: Largimi nga Reali nuk më kushtoi asgjë

"Rrëfehet" Ronaldo: Largimi nga Reali nuk më kushtoi

Vendimi për tu transferuar te Juventusi nuk ka lënë asnjë pishman te Cristiano Ronaldo. Është vetë ylli luzitan që e pohon një gjë të tillë, teksa shton se bëri mirë që zgjodhi Torinon për të vijuar karrierën e tij futbollistike.

"Gjërat janë ashtu siç janë. Nuk kam humbur nga Spanja apo Portugalia. Natyrisht, u largova nga një klub i mrekullueshëm dhe u largova nga njerëzit dhe miqtë. Unë kam një klub të madh, njerëz dhe miq në Itali, kështu që nuk ka qenë e vështirë. Gjithçka ka qenë intensive, por interesante dhe unë jam adaptuar mirë. "-komentoi Ronaldo.

Sa i përket takimit të kthimit të 1/8-ave në Champions, Ronaldo u përgjigj:

"Do të jetë një ndeshje e vështirë. Atletico ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit. Ata kanë një ekip të mrekullueshëm për të fituar Ligën e Kampionëve dhe e dimë se do të jetë e vështirë, por nëse luajmë mirë atëherë do arrijmë të kalojmë më tej.-shtoi ai.

Arritja tek goli?

"Mendoj se është më e vështirë që të shënosh në Itali se sa në Spanjë. Kampionati spanjoll është më i hapur dhe ekipi rrezikon më shumë. Këtu është prioritet të mbrosh mirë dhe pastaj të sulmosh. Unë luaja në Angli për pesë vite dhe mendoj se në Seria A është më të vërtetë  e vështirë për të shënuar
"-përfundoi ish-sulmuesi i Manchester United.

Ronaldo u transferua gjatë merkatos së verës te Juventusi nga Reali i Madridit për shifrën rekord të 100 milionë euro.

EMISIONET