Reperi i njohur shqiptar, Majk është një ndër të preferuarit e publikut për tesktet muzikore ka patur vështirësi të mëdha për të arritur majat e suksesit, ndër të cilat renditet dhe kënga 'S'jena Mo'.

Ai ka rrëfyer në një intervistë për emisionin ‘NIN’ se kënga nuk ka qenë asnjëherë dicka që e ka bërë për para apo biznes, por e ka patur pasion. Pavarësisht vështirësive të mëdha që ka përjetuar, reperi ia ka dalë që të arrijë atje ku ka dëshiruar duke punuar shumë.

“Kam dhënë më shumë se 100% prej vetes për këngë. Që prej fillimit, kurrë nuk u kthye në biznes, pork am gjetur veten dhe e kam bërë për qejf. Më ka dhënë mundësinë të jem vetja në tekste dhe kam ardhur deri këtu falë punës, përkushtimit dhe vullnetit që nuk më ka humbur kurrë. Cdo këngë që e bëj, kam emocionet e para, dridhem ndonjëherë dhe e dua shumë.

 Sado sfida, vështirësi të mëdha që kam kaluar rrugëtimin, ka patur raste që vërtetë ka ardhur një moment që i kam mbushur sytë me lot e kam thënë po e lej, nuk ia vlen më. Por kaloi koha, me durim, me punë i mposht të gjitha por sfidat nuk ndalen kurrë”, u shpreh ai.

Bashkëpunimi i tij i fundit me reperin Capital T për këngën ‘Pasha Jetën’ ka marrë vlerësimin dhe pëlqimin e madh të publikut duke arritur mbi 7 milionë klikime për vetëm një javë.

/Ora News.tv/