"Rrëfehet" Hysaj: Juventusi nuk e ka fituar kampionatin, PSG duhet të ketë frikë nga ne

"Rrëfehet" Hysaj: Juventusi nuk e ka fituar kampionatin, PSG

Pas angazhimit me kombëtaren shqiptare, mbrojtësi kuqezi i Napolit, Elseid Hysaj ishte i ftuar në radion "Kiss Kiss Napoli" ku hodhi dritë mbi gjendjen e skuadrës jugore dhe objektivave që ata kanë në këtë sezon.

"Pavarësisht se ka një distancë prej 6 pikësh mbi ne, Juventusi nuk e ka fituar ende kampionatin. Janë vetëm dy fitore larg. Trajneri Carlo Ancelotti ka fituar gjithmonë dhe shpresojmë të vazhdojmë me atë ritëm. Ai i jep të gjithëve mundësinë për të fituar dhe për të arritur fitoren. Ai është i madh, gjithmonë e kam admiruar. Para se të jetë një trajner i shkëlqyer ai është një person i madh. Ai qesh dhe bën shaka. E njeh pozitën e tij dhe ai ka diçka të veçantë. Ne gjithmonë mund të përmirësojmë, por për momentin po bëjmë mirë dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë.

Cristiano Ronaldo? Ai nuk ka shënuar kundër meje, por dha një asist. Megjithatë jam i lumtur për ekipin që ai nuk ka shënuar kundër Napolit"-tha fillimisht Hysaj.

Hysaj gjithashtu diskutoi situatën në Ligën e Kampionëve, nga fitorja ndaj Liverpoolit dhe në ndeshjen e ardhshme kundër Paris Saint-Germain.

"Ne mund të konkurrojmë me çdo ekip, pa asnjë përjashtim. Nëse mundem Liverpoolin mund të rrahim edhe PSG-në. Ne duhet të përqendrohemi vetëm në gjërat që bëjmë dhe t'i bëjmë ato me qetësi. Ne nuk duam të përqendrohemi shumë në sulmin e tyre, ata do të shqetësohen edhe për Napolin dhe faktin se mbrojtja jonë nuk ka pranuar gol kundër Liverpoolit. Ne kemi një skuadër shumë të mirë, ashtu si ata."-paralajmëroi Hysaj.

Përpara kësaj ndeshje, Napoli i Hysaj do të përballet me Udinesen.

"Do të jetë e vështirë si çdo vit. Ata vijnë nga tri humbje rrjesht dhe do jenë edhe më të fokusuar, por ata do të gjejnë një Napoli më të fokusuar për të marrë fitoren. Ne jemi të gjithë të mirë dhe të gatshëm ".-përfundoi mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit. 

EMISIONET