"Rrëfehet" Gattuso: Ronaldo apo Messi? Unë do preferoja të luaja me ...

"Rrëfehet" Gattuso: Ronaldo apo Messi? Unë do preferoja

Të luash me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin është padyshim kulmi i karrierës së një futbollisti, por trajneri aktual i Milanit, Gennaro Gattuso ka zbuluar se pasja në ekip e një futbollisti si Luka Modric do ishte "qershia  mbi tortë" e karrierës së tij të suksesshme.

"Gjithkush thotë Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi, por unë do të doja të luaja me Luka Modric. Unë mendoj se ai është një lojtar i pabesueshëm, shumë i fortë mendërisht dhe një futbollist i pastër. Më kujton futbollist si Edgar Davids, Dennis Wise, Paul Ince në fillim të karrierës sime, lojtarë plot karakter. Nga epoka e tanishme, do të doja të isha kundër Paul Pogba. Një tjetër lojtar që më pëlqen është Matuidi. Duket sikur ai kurrë nuk ndalon së vrapuari, ai është mbi ju. Ai mbulon shumë mirë dhe e bën këtë gjatë gjithë kohës."-tha fillimisht Gattuso.

Ish-mesfushori italian zbuloi edhe një ëndërr fëmijërie. Sipas tij luajtja në një film do të ishte një eksperiencë mjaft e bukur, ndërsa zgjodhi edhe aktorin e tij të preferuar. 

"Robert De Niro, mendoj. Duke parë se si flas dhe gjestikulacionet, si dhe lëvizjet e mia fizike dhe shprehjet e fytyrës.

"Kënga më e bukur në jetën time? Mendoj se kënga e Ligabue, 'Jeta si median' [Jeta si mesfushor]. E dëgjoj shpesh atë këngë, ajo përmbledh gjithë punën që bëra për kaq shumë vite ".-theksoi Gattuso për kanalin në Youtube të UEFA-s. 

Kujtojmë që Gattuso është përpara një dueli ferri në fundjavën e ardhshme, pasi skuadra e drejtuar prej tij, Milani do të mas forcat me rivalët e qytetit, Interin, të dielën e 21 tetorit në "San Siro".

EMISIONET