Futbollisti i  Frankfurtit Kevin Prince Boateng ka zbuluar në një intervistë për portalin " Jetzt”, racizmin e tifozëve gjerman kur ai ishte 7 vjeç.

"Kur njerëzit e rritur bëjnë këtë, ajo dhemb. Sepse ju e dini shumë mirë se ata duan të lëndojnë një djalë shtatë  ose tetë vjeçar në atë moment. Kur isha i ri, gjithmonë u përpoqa ta mendoja atë, ta zhdukja. Unë qaja shumë në ato kohë. "

30 vjeçari ka treguar edhe situatën më të vështirë që është përballur kur ishtë pjesë e kombëtares gjermane të të rinjve.

"Në një turne që u zhvillua në Gjermani, atëherë pjesë e kombëtares së të rinjve gjerman , dikush më thirri: “Merre një banane, o majmun". Në atë moment unë nuk kuptoja gjermanisht. Por pyeta disa shokë dhe ata ma treguan domethënien.”- ka përfunduar mesfushori ganez.



/Ora News.tv/