Policia italiane i është rikthyer ngjarjes së kryer më 29 qershor të vitit të shkuar kundër një prostitute rumune në zonën e hotelit "Parma Congressi".

Atë pasdite të një viti më parë, një vajzë 27 vjeçare iu afruan dy gra dhe i kërkojnë të dorëzojë 200 euro për të vazhduar prostituimin në atë zonë.

Vajza rebelohet dhe kështu dy rumunet, prostituta fillojnë ta rrahin barbarisht.

Viktima arrin të shpëtojë dhe të gjejë strehim në një stacion të afërt të shërbimit dhe kërkoi ndihmë në polici."Dy gra më rrahën", raportoi ajo në polici.

Në atë pikë, sulmueset hynë në një makinë të drejtuar nga një person me origjinë shqiptare dhe ikën.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, nuk arriti të arrestonte asnjërën prej agresoreve. Gratë që i njihte viktima, ishin prostituta që ruanin zonën. Policia nisi hetimet duke shqyrtuar imazhet e kamerave të sigurisë, për të identifikuar targën dhe për të shkuar më pas tek sulmuesit.

Ndërkohë, gruaja e shpëtuar në spital, pati plagë të dukshme në të gjithë trupin e saj, në fytyrë, mbi krahë, këmbë dhe gjoks. Ajo pësoi thyerje të hundës, duke marrë një prognozë 30 ditore qëndrimi në spital.

Hetimet kanë identifikuar dy bashkatdhetarët e viktimës, dy gra me origjinë rumune dhe i treti një shqiptar, Flamur Tafa, 23 vjeç, të tre me precedentë për krime të ndryshme kundër pronës.  

Në ditët pas sulmit të tre u larguan nga Parma. Për gati një vit u zhdukën nga qyteti e mbase qëndruan në vendin e tyre, deri në javët e fundit, kur policia arriti t'i identifikojë në banesën ku jetonin në Salsomaggiore.

Shqiptari u dërgua në burgun e Burlas, ndërsa gruaja rumune në burgun e grave në Modena.

Agresori i tretë, 20 vjeçare me prejardhje rumune, është e arratisur. Të dy do të duhet të përgjigjen për krimet e tentativave të grabitjes, zhvatjes dhe lëndimit.

/Ora News.tv/