Roza Anagnosti: Trupi ynë është këtu. Mëkat të shembet Teatri Kombëtar

Roza Anagnosti: Trupi ynë është këtu. Mëkat të

Aktorja e madhe Roza Anagnosti iu bashkua protestës së pasdites së djeshme kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo  kujtoi plejadën e aktoreve të mëdha që kanë sakrifikuar shumë për artin e teatrin.

Roza Anagnosti: Kam ardhur këtu për ti mbështetur sepse këtu është jeta jonë. Kam 35- 40 vjet këtu. Të prishet do të ishte një mëkat i madh për mua. 

Duke kujtuar, sot më kanë shtyrë më tepër ato figura të mrekullueshme grash, që kanë themeluar dhe sakrifikuar jashtëzakonisht shumë për këtë Teatër. Duke nisur nga Liza Vorfni, Behije Çela, Drita Pelinku, Vjoleta Manushi, Margarita Xhepa e shumë të tjera. Figura që kanë bërë histori. Ne duam sinqeritet, mirëkuptim dhe të bëhet më e mira.  Dua të recitoj këtu një poezi të Heinrich Heine "Nëna"

Dikur të kam braktisur si i marrë

Se desha botës ti shkoja në fund

Se mos gjeja dashurinë kund

Me pashë ta puthja, me zjarr të paparë.

Dhe brodha, renda prapë pas dashurisë,

por dashurinë se gjeta asnjëherë.

Me shpirtin helm u ktheva drejt shtëpisë,

aty o nënë më dole t'i në derë.

Edhe ajo që në sy po të shikoja,

ishte dashuria, që po kërkoja.

EMISIONET