Rovena Gashi para KPK, Kolegji i rrëzon kërkesën për tu asistuar nga e motra

Rovena Gashi para KPK, Kolegji i rrëzon kërkesën për tu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka refuzuar mbrojtjen ish-drejtueses së Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi.

Ka qenë motra e saj gjyqtare në Durrës, Ema Gashi, që ka shprehur interes për të qenë në krah të motrës në cilësinë e ndihmesës ligjore, të drejtë sipas saj ia lejonte ligji.

Por kjo kërkesë iu refuzua nga kolegji, i cili shtyu edhe seancën për në 23 prill.

Sipas KPA, Rovena Gashi mund të mbrohet vetëm me avokat dhe jo ndihmëse, asistente gjatë procesit.

Në një reagim pas vendimit për rrëzimin e kërkesës, motra e ish-prokurores Gashi tha se ajo do te vijojë të jetë në krah të motrës së saj ndërsa e cilësoi të padrejtë vendimin e kolegjit.

“Kolegji i Pocaçëm i Apelimit që është mundësia e vetme brenda Juridiksionit Kombëtar që të shqyrtojë ankimet e subjekteve të rivlerësimit e filloi punën e vet sot ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi me një shkelje të paprecedentë proceduriale. Të drejtën e ndihmësit ia hoqi. Unë deri në fund do të jem. Deri tek vendimi i shkallës së parë do të kemi shumë rrugë të gjatë përpara, referuar kësaj vendimmarrje të sotme.” 

Gjatë seancës pati replika edhe me përfaqësuesin ndërkombëtar të OMN-së. Fillimisht vëzhguese ishte përcaktuar për të qenë Mia Rozing, por për shkak të probleme shëndetësore, në seancë ishte paraqitur Teo Jacobs, i njohur tashmë si 'makthi' i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar në vetting. Ema Gashi tha se nuk janë njoftuar për zëvendësimin, ndërsa Teo Jacobs replikoi duke u përgjigjur se ishte ai që do të përfaqësonte OMN-në.

KPK-ja në 25 korrik të vitit të kaluar e shkarkoi Rovena Gashin me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.

EMISIONET