Akuzuesja e Harvey Weinstein për ngacmime seksuale, Rose McGowan është paditur për posedim të kokainës të hënën.

Prokurorët thanë se kokaina është gjetur në mesin e sendeve të McGowan, që i kishte lënë aksidentalisht gjatë një fluturimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashingtonit Dulle më 20 janar 2017.

McGowan, e cila është liruar me kusht për 5000 dollarë, këmbëngul se nuk e kishte vendosur ajo drogën aty.

Të hënën aktorja dhe aktivistja u përball me akuzën e posedimit të kokainës në Loudoun County, Virxhinia. Ajo mund të përballet me 10 vite burg nëse shpallet fajtore.

Dita e gjyqit ende nuk është përcaktuar. 44-vjeçarja beson se i kanë vjedhur portofolin kur ishte në banjo gjatë fluturimit dhe droga ishte vendosur në të dhe më pas u hodh për tu gjetur nga autoritetet.

"Ata duan të më mbyllin gojën,"-shkruan ajo në Twitter.

McGowan pretendon se kurrë nuk e ka marrë portofolin në aeroplan dhe se e kishte lënë çantën pa mbikëqyrje vetëm një herë.

/Ora News.tv/