Rosberg paralajmëron tifozët: Hamilton po mendon largimin nga F1

Rosberg paralajmëron tifozët:  Hamilton po mendon largimin nga F1

Lewis Hamilton po mendon të jap dorëheqjen nga bota e Formula 1.

Kështu ka deklaruar ish  piloti i Formula1 Nico Rosberg gjatë një interviste dhënë për mediat gjermane.

Sipas Rosberg anglezi i Mercedez që ia doli të fitojë trofeun e F1 për herë të katërt në karrierën e tij, i ka shprehur atij se po e mendon seriozisht largimin nga garat, gjë që përforcohet nga fakti se kontrata e Hamilton me Mercedez përfundon në fund të vitit 2018.

"Këtë vit ai më tha se nuk dëshironte të kalonte shumë kohë duke udhëtuar, një fjali që ai nuk do të më kishte thënë nëse nuk kishte qenë i vendosur për të braktisur garat e Formula 1, gjë që sipas Hamilton është kthyer në një gjë shumë rraskapitëse, "- deklaroi Rosberg.

EMISIONET