Rooney pranë transferimit në Amerikë, arrin marrëveshjen me klubin e ri

Rooney pranë transferimit në Amerikë, arrin marrëveshjen me

Wayne Rooney do të largohet nga Evertoni në fund të këtij sezoni.

Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” është pranë transferimit te klubi nga Amerika, DC United. "BBC" shkruan se klubi amerikan ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe pritet që t’i paguaj Evertonit plotë 12.5 milionë stërlina.

Asgjë nuk është zyrtare por pritet të mësohet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me ish-legjendën e Manchester United.

32-vjeçari u transferua në Everton gjatë vitit 2017. Ai bëri afro 31 paraqitje dhe shënoi 10 gola.

EMISIONET