Ronela Hajati thumbon kolegët: 4 mln klikime në ditë nuk i bën as Rihanna

Ronela Hajati vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e saj të fundit “Do ta luj”, që ka marrë mbi 919 mijë klikime në YouTube.

Dhe këngëtarja ka thumbuar kolegët e saj që blejnë klikime. Me anë të një postimi në InstaStory, Ronela me ironi thotë se as ylli i muzikës Rihanna nuk merr 4 milionë klikime në ditë.

"A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua s’më del. Katër milionë në ditë as Rihanna nuk i bën more vëllezër e motra, apo çfarë është Rihanna para nesh thuaj,”-shkruan Ronela.

EMISIONET