Ronaldo te Reali, Zidane merr vendimin

Ronaldo te Reali, Zidane merr vendimin

Pas akordit me Zinedine Zidane për ta rikthyer aty ku u bë i njohur si trajner, tifozët e Realit të Madridit pretendojnë se bashkë me të, të vijë edhe Cristiano Ronaldo.

Ylli luzitan nuk e përjashton një mundësi për të rifirmosur me Realin e Madridit, por një hipotezë e tillë është hedhur poshtë nga trajneri i ri, Zidane.

"Kjo nuk është çështja tani. Çështja tani është se kemi 11 takime të radhës dhe duhet ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Ju e dini se Ronaldo ka shkruar historinë te ky klub dhe te kjo skuadër dhe askush nuk do ta ndryshojë këtë. Ai ka qenë më i miri, një nga më të mirët, por ai nuk është një çështje për ne tani. Unë nuk jam duke menduar për nënshkrimet, vetëm se jam shumë i lumtur që jam kthyer. Do të kemi kohë për të parë gjërat me njerëzit e duhur dhe për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm".-deklaroi Zidane gjatë prezantimit të tij te klubi "Los Blancos".

Zidane u konfirmua si trajner i Madridit për herë të dytë në karrierë, pavarësisht spekulimeve se ai ishte i lidhur me një kalim te Juventusi.

EMISIONET