Ronaldo "sheik" te Juve, fiton 3 herë më shumë se Frosinone

Ronaldo "sheik" te Juve, fiton 3 herë më shumë se

Frosinone përballë Juventusit, mbrojtja më e dobët përballë 5 herë fituesit të "Topit të Artë".

Verdikti i javës së 5-të në Seria A është tepër i vështirë për Canarinat që do i duhet të bëjnë mirë gjatë këtij 90 minutëshi, për të shmangur në këtë mënyrë humbjen e katërt të sezonit. Por, një fakt interesant qarkullon përpara kësaj sfide. Cristiano Ronaldo, i cili është lojtari më i paguar i Juventusit, fiton thuajse trefishin e gjithë skuadrës së Frosinones.

Luzitani ka një kontratë me vlerë prej 31 milion euro në vit nga Juventusi, duke mos përfshirë sponsorizime të ndryshme dhe shpërblime. Ndërkohë e gjithë paga e Frosinones për këtë sezon është vetëm 11 milion euro neto, pra rreth 1/3 e pagës së Ronaldos.

Më i paguari te Frosinone është sulmuesi nga Costa Rika, Joel Campbell, i cili fiton rreth 850 mijë euro në sezon, thuajse dy javë nga paga e Ronaldos.

Epo Juventusi e ka fituar sfidën e parë përballë Frosinones, tashmë i duhet të fitoj edhe atë të së dielës në orën 20:30.

EMISIONET