Sezoni i LaLiga 2017/18 mori një fillim të tmerrshëm për Cristiano Ronaldo, i cili shënoi vetëm katër gola deri në gjysmë të sezonit.

Ai ka qenë i shkëlqyer në gjysmën e dytë të kampionatit dhe tani është një konkurrent i papritur në garë , pasi ka shënuar 14 gola në nëntë ndeshjet e gjysmës së dytë të sezonit LaLiga. Ronaldo tani është në kuotën e 18 golave për këtë vit dhe është vetëm tre pas Luis Suarez dhe gjashtë pas Lionel Messi.

Ndërsa Messi nuk luajti fundjavën e kaluar për shkak të lindjes së fëmijës së tij të tretë, Ronaldo shënoi dy herë në Eibar për të mbajtur presion mbi garën për golashënuesin e Laliga.

 Antoine Griezmann është duke e mbajtur veten në podiumin e më të mirëve, pasi ka shënuar në fitoren 3-0 ndaj Celta Vigo, duke e dërguar bilancin në 16 gola.

/Ora News.tv/